Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me banorët e Zvërnecit se protestat nuk do të ndikojnë në vijimin e investimit të planifikuar në zonë.

Duke komentuar pesë kërkesat e protestuesve, Rama ironizoi kërkesën për dorëheqjen e tij, duke pyetur se si mund të realizohen kërkesat e tjera nëse ai largohet nga detyra.

Sipas tij, qeveria ka vepruar me korrektësi gjatë gjithë procesit dhe janë përhapur informacione të pasakta lidhur me vlerën e investimit.

Rama theksoi se edhe një protestë me 500 mijë pjesëmarrës nuk do të ishte e mjaftueshme për të ndalur projektin, duke argumentuar se ai dhe Partia Socialiste kanë marrë mandatin e qytetarëve përmes votës.

Në fund, kreu i qeverisë sfidoi kundërshtarët e projektit që të përballen në zgjedhje dhe të masin mbështetjen e tyre elektorale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *