Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza nga foltorja e Kuvendit për ndërtimin e tetë vilave luksoze në zonën pas qendrës tregtare TEG, në Tiranë.
Sipas Këlliçit, vilat janë ndërtuar “në heshtje” dhe pa transparencë, ndërsa ai kërkoi publikisht të dihet se kush janë personat që banojnë aty dhe nëse janë respektuar procedurat ligjore.
“Cili shef apo zyrtar banon në këto vila? A janë pajisur me leje ndërtimi dhe kush i ka miratuar?”, deklaroi deputeti demokrat gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ai kërkoi hetim dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse, duke shtuar se opozita do të vijojë denoncimet për projektet e dyshimta të ndërtimit në kryeqytet.
