Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me një postim në rrjetin social X, ku ka lëshuar akuza ndaj asaj që e cilëson si “ushtria e patronazhistëve”.
Në reagimin e saj, Lala shkruan se patronazhistët janë hedhur në sulm, duke i krahasuar me “qentë që grinden për një kockë”.
“Ushtria e patronazhistëve është hedhur në sulm, ashtu si qentë që grinden për një kockë. Por shqiponjat nuk ndalen!”, shkruan gazetarja Klodiana Lala në postimin e saj në X.
