Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për bashkimin formal në një subjekt të vetëm politik me emrin “Forumi Shqiptar”, në atë që burimet e afërta me negociatat e cilësojnë si konsolidimin më të madh të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi që nga pavarësia e vendit.

Sipas RTCG, në këtë aleancë të re pritet të bashkohen Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve dhe Unioni Kombëtar Shqiptar. Si lider i mundshëm i subjektit të ri përmendet Nik Gjeloshaj, ndërsa në procesin e negociatave kanë marrë pjesë edhe Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha.

Vendimi për bashkim është rezultat i sukseseve të veprimit të përbashkët politik, përfshirë udhëheqjen në komunën e Tuzit, fitimin e dy mandateve parlamentare dhe dy vendeve në Qeverinë e Malit të Zi. Një shtysë shtesë ka ardhur edhe nga sondazhet e fundit të opinionit publik, të cilat tregojnë rritje të mbështetjes për Forumin, veçanërisht në Ulqin, ku po shfaqet si një nga forcat më të forta politike shqiptare.

Forcimi i pozicionit në Ulqin pas zgjedhjeve të ardhshme pritet të jetë një nga synimet kryesore të subjektit të ri politik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *