Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi do të fokusohet në modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, të ngjashëm me atë të Finlandës dhe vendeve baltike, në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Sipas Kurtit, ky sistem synon përgatitjen e qytetarëve për role konkrete në rast krizash, fatkeqësish natyrore apo kërcënimesh ndaj sigurisë, pa krijuar një mobilizim masiv ushtarak.
Ai bëri të ditur se, në kuadër të këtij modeli, do të përfshihen edhe programe të edukimit për siguri në shkollat e mesme, si dhe krijimi i rezervës vullnetare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku qytetarët do të kenë mundësi të angazhohen si rezervistë në raste emergjente.
Kurti theksoi se shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk përjashtohet si mundësi për të ardhmen, por aktualisht, sipas tij, modeli finlandez i mbrojtjes është më i përshtatshmi për nevojat dhe kapacitetet e Kosovës.
