Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër opozitën gjatë fjalimit të tij në Kuvend, pak para shpërndarjes së institucionit.

Ai deklaroi se opozita kërkon zgjedhje të reja vetëm pak muaj pas atyre të fundit, por pa marrë përgjegjësi për qeverisje. Sipas tij, kjo tregon mungesë serioziteti dhe vullneti për të ushtruar pushtet.

Kurti theksoi se mbështetja për subjektin e tij politik vazhdon të rritet, ndërsa opozita, sipas tij, ndodhet në rënie të vazhdueshme elektorale.

“Sa më shumë që mbahen zgjedhje, aq më poshtë po shkon opozita. Nuk po nxjerrin asnjë mësim nga humbjet”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë në detyrë shtoi se vendit i duhet një opozitë e re, pasi ajo aktuale nuk po arrin të përfaqësojë siç duhet qytetarët dhe po sillet në mënyrë, sipas tij, jo institucionale.

Ai akuzoi gjithashtu partitë opozitare për përpjekje për të bllokuar vullnetin e qytetarëve dhe për të krijuar presion politik ndaj shumicës parlamentare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *