Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar sërish Papa Leonin XIV dhe NATO-n në një seri postimesh në rrjetin social Truth Social.

Në postimin e parë, Trump shkroi se “dikush duhet t’i thotë Papës se është absolutisht e papranueshme që Irani të ketë armë bërthamore”. Ai shtoi gjithashtu se regjimi iranian ka vrarë të paktën 42 mijë protestues gjatë dy muajve të fundit.

“Dikush duhet t’i thotë se Irani ka vrarë 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit dhe se është plotësisht e papranueshme që Irani të ketë një bombë bërthamore. Faleminderit për interesin tuaj në këtë çështje. AMERIKA ËSHTË KTHYER,” shkroi Trump në Truth Social.

Disa minuta më vonë, presidenti amerikan publikoi një tjetër postim, ku sulmoi ashpër NATO-n, duke deklaruar se aleanca “nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty për ne në të ardhmen”.

Trump ka qenë shpesh kritik ndaj rolit të NATO-s, duke e akuzuar aleancën për mungesë mbështetjeje ndaj Shteteve të Bashkuara në konfliktet ndërkombëtare.

Në postimin e tij ai shkroi shkurt: “NATO nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty në të ardhmen.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *