Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar se prej disa ditësh po përballet në rrjetet sociale me, sipas saj, një valë sulmesh nga patronazhistë dhe profile të rreme, të cilët i kërkojnë të heqë dorë nga mandati i deputetes.

Koçeku shprehet se dorëzimi i mandatit do të ishte i lehtë, por thekson se nuk ka ndërmend t’i hapë rrugë, sipas saj, një të keqeje të organizuar nga funksionarë të shtetit për të denigruar zërat kritikë.

Sipas saj, në rrjetet sociale qarkullojnë rreth 800 mijë profile të rreme, ndërsa bashkitë, siç pretendon ajo, janë kthyer në “garnizone” të këtyre mercenarëve virtualë që ushtrojnë presion përmes komenteve dhe postimeve.

Deputetja shton se gjatë protestave është vënë re një mobilizim edhe më i madh për të sulmuar këdo që kritikon qeverinë.

“E kam ditur se çmimi i të folurit lirshëm do të ishte i lartë, por heshtja do të kushtonte shumë më tepër në këtë republikë që kërkon të luftojë qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false”, shprehet Koçeku.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *