Një protestues në tubimin e zhvilluar në Tiranë ka deklaruar se është larguar nga puna si nëndrejtor shkolle, pasi, sipas tij, refuzoi të siguronte pesë votues nga jashtë shtetit.
Qytetari tha se punonte si mësues i matematikës dhe fizikës, ndërsa pretendoi se shkaku i largimit nga detyra ishte refuzimi për të plotësuar kërkesën për të siguruar vota nga diaspora.
Ai tregoi gjithashtu se vajza e tij, e cila jeton në Angli, kishte marrë mesazhe për fushatë, ndonëse, sipas tij, numri i saj nuk ishte dhënë askujt nga familja.
“Jam larguar nga puna sepse më kërkuan pesë emra votuesish nga jashtë shtetit. Isha nëndrejtor shkolle dhe mësues i matematikës dhe fizikës. Vajza ime në Angli më tha se po i shkruanin për fushatë, edhe pse unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt”, deklaroi protestuesi.
