Policia e Tiranës ka zbardhur detaje nga një operacion i gjerë antidrogë, i koduar “Final”, që ka çuar në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar gjithsej 36 persona, të cilët vepronin individualisht ose në bashkëpunim, duke shitur kanabis dhe kokainë në zona të ndryshme të qytetit.

Në kuadër të operacionit:

  • 15 persona janë arrestuar me masë sigurie “arrest me burg”
  • 16 të tjerë janë shpallur në kërkim
  • 5 persona janë vënë në pranga gjatë fazës hetimore

Në mesin e të arrestuarve janë: Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe pasuri të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, përfshirë:

  • 60.3 kg kanabis
  • 2.05 kg kokainë
  • 4 armë (1 pistoletë dhe 3 armë gjahu)
  • 121 mijë euro
  • 60 milionë lekë
  • 5 mijë paund
  • telefona celularë dhe sende të tjera të paligjshme

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij rrjeti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *