Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen Ali Demi në Tiranë, ku një zjarr ka rënë në një pallat të kompleksit “Kadiu”, duke shkaktuar evakuim të banorëve dhe frikë të madhe në zonë.

Flakët dyshohet se kanë nisur nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur ka pushtuar shpejt ambientet e pallatit, duke vënë në rrezik banorët. Alarmi i pallatit është aktivizuar, dritat janë fikur dhe shumë persona janë detyruar të dalin me nxitim nga banesat e tyre.

Situata u bë edhe më dramatike për shkak të mungesës së aksesit për mjetet e emergjencës, gjë që ka ndërliqur ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes.

Deri tani nuk raportohen të lënduar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit janë në vazhdim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *