Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka dorëzuar një kallëzim në SPAK ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, pas protestës së zhvilluar të premten në kryeqytet.

Sipas pretendimeve të opozitës, gjatë protestës ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke shkaktuar lëndime te disa prej tyre, përfshirë edhe deputetë. Po ashtu, raportohen të lënduar edhe efektivë të policisë.

Mësohet se përveç ministrit Lamallari, kallëzimi përfshin edhe tetë drejtues të Policisë së Shtetit. Dokumenti është dorëzuar në SPAK paraditen e së hënës, ku kërkohet hetim për veprimet e forcave të rendit gjatë protestës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *