Nga Elkier Bushkolaj

Protesta rrëzoi edhe mitin e SPAK-ut, heronjtë e fëmijëve tanë që u kthyen në heronj të hajdutëve tanë!

Në fakt, protesta, që sot hyn në ditën e 29-të, veç qeverisë, nxori lakuriq edhe SPAK-un dhe partitë e reja.

Ata që janë në vijën e parë të sulmit dhe linçimit të protestës janë, masivisht, aktorë edhe në dosjet e SPAK-ut, duke nisur nga ato për krime zgjedhore, si dosjet 184 dhe 339, si edhe për korrupsion dhe krim të organizuar.

Në vend që të merreshin me avokatët për t’u përballur me SPAK-un, merren me linçimin e protestuesve ose me kërcënimin e familjarëve të tyre.

Krimi zgjedhor, korrupsioni dhe pastrimi i parave kanë qenë, për pesë vite, krime në flagrancë, ndërsa SPAK-u i amnistoi. Goditja nisi vetëm kur paratë e pastruara në Shqipëri filluan të shkonin të pastra në vendet e BE-së.

Kullat dhe narkoresortet nuk u ngritën brenda ditës, dhe njeriu që ideoi infrastrukturën për pastrimin e parave të drogës në ekonomi ende nuk ka justifikuar as se si e ndërtoi vilën në Surrel.

Po aq lakuriq dolën edhe partitë e reja, të cilave koha u diktoi një koalicion të madh parazgjedhor para 11 Majit, por ato zgjodhën “furriqet” e veta.

Sot dalin në atë protestë që, në thelb, është një koalicion mbarëqytetar kundër një aleance qeveri–krim–sipërmarrje, e cila ka zhvatur qytetarin shqiptar në mënyrë barbare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *