Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos dorëzohet përballë presionit të protestës.

Spaho, i cili gjatë viteve ka qenë një nga zërat kryesorë të opozitës, tha se dëmi më i madh për vendin do të ishte nëse Rama do të largohej përballë kësaj proteste, të cilën ai e cilëson si neomarksiste, islamisto-fondamentaliste dhe kundër integrimit të vendit në BE.

Ai paralajmëron se dorëzimi i vendit në duart e atyre protestuesve do të ishte një gabim fatal dhe se Rama nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë për një vendim të tillë.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 29-të, sipas Spahos, synon ta kthejë vendin një shekull prapa, ndaj ai i bën thirrje Ramës të mos e ndërmarrë atë hap.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *