Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur një kapitull të ri për Kombëtaren shqiptare me emërimin e trajnerit italian Rolando Maran në krye të kuqezinjve. Pas largimit të Sylvinhos, drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur t’ia besojnë pankinën një tekniku me përvojë të gjatë në futbollin italian dhe me reputacion për disiplinën taktike.

Maran vjen në Shqipëri pas një karriere të ndërtuar kryesisht në Serie A dhe Serie B, ku ka drejtuar skuadra si Cagliari, Chievo, Genoa dhe Brescia. Eksperienca e tij në kampionatin italian konsiderohet një avantazh i madh, sidomos për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen pikërisht në Itali.

Trajneri 63-vjeçar njihet për filozofinë e tij pragmatike dhe organizimin e fortë në repartin defensiv. Ai është cilësuar si një trajner që kërkon disiplinë maksimale, intensitet në lojë dhe shpirt gare nga futbollistët e tij.

Emërimi i Maran vjen në një moment të rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët synojnë të vazhdojnë rritjen e viteve të fundit dhe të mbeten konkurrues në arenën europiane. Për Maran, kjo është aventura e parë në drejtimin e një kombëtareje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *