E lindur dhe e rritur në Londër, Elena Daçi ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet në University of Cambridge. Në punimin e saj të diplomës, ajo krahasoi kryeveprën “Lahuta e Malësisë” të At Gjergj Fishtës me “Iliadën” e Homerit, duke sjellë letërsinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në një nga universitetet më prestigjioze në botë.

Elena Daçi, me origjinë nga Hasi, është diplomuar në University of Cambridge, ku ndoqi studimet në degën Classics, duke u specializuar në gjuhët e lashta greke dhe latine, letërsinë klasike, filozofinë, arkeologjinë dhe historinë e artit.

Arritja e saj merr një vlerë të veçantë edhe për temën e punimit të diplomës. Në një tezë prej rreth 10 mijë fjalësh, Elena krahasoi “Lahutën e Malësisë” të At Gjergj Fishtës me “Iliadën” e Homerit, duke promovuar vlerat e letërsisë shqiptare në një mjedis akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar se veprat e autorëve shqiptarë meritojnë të jenë pjesë e studimeve në universitetet më të njohura në botë.

Edhe pse jeton në Mbretërinë e Bashkuar, Elena nuk i ka shkëputur lidhjet me vendlindjen e familjes së saj. Ajo rikthehet çdo verë në Has, duke ruajtur me krenari identitetin, traditat dhe kulturën shqiptare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *