Turqia ka prezantuar për herë të parë raketën e saj të re balistike ndërkontinentale “Yildirimhan” në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes SAHA 2026 në Stamboll.

Raketa, e zhvilluar nga Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve strategjike ushtarake të Ankarasë.

Sipas të dhënave të prezantuara në ekspozitë, “Yildirimhan” arrin shpejtësi deri në Mach 25, ose rreth 8.5 kilometra në sekondë, ndërsa ka një rreze veprimi deri në 6 mijë kilometra, duke i mundësuar goditjen e objektivave në distanca ndërkontinentale.

Prezantimi i raketës vjen në një periudhë kur Turqia po rrit investimet në industrinë vendase të mbrojtjes, me fokus në sistemet raketore me rreze të gjatë, teknologjitë hapësinore dhe platformat pa pilot.

Autoritetet turke e kanë cilësuar projektin si pjesë të strategjisë për rritjen e pavarësisë ushtarake dhe avancimin teknologjik të vendit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *