Forcat e armatosura të SHBA-së kanë goditur një motoskaf tjetër në Oqeanin Paqësor lindor, që sipas tyre transportonte drogë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Sulmi ndodhi të enjten dhe u konfirmua nga Shtabi i Përbashkët i SHBA-së për Amerikën Latine dhe Karaibet, i cili e përshkroi anijen si pjesë të një rrjeti trafikimi droge.

Në deklaratën zyrtare, ushtria njoftoi se tre persona të dyshuar si “narko-terroristë” humbën jetën në operacion, duke shoqëruar njoftimin me një video të shkurtër, të deklasifikuar, që pasqyron momentin e goditjes.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo është pjesë e një fushate më të gjerë sulmesh ajrore që ushtria amerikane po zhvillon prej shtatorit 2025 kundër motoskafeve në Paqësorin lindor dhe në Karaibe, si pjesë e luftës kundër karteleve të drogës që operojnë nga Amerika Latine drejt tregut amerikan. Deri tani, numri i të vrarëve në këto operacione i kalon të dyqindët.

Megjithatë, administrata Trump nuk ka ofruar ende prova konkrete që vërtetojnë përfshirjen e këtyre anijeve në aktivitete të paligjshme. Ligjshmëria e sulmeve të kryera në ujëra ndërkombëtare ose territore të huaja mbetet e kontestuar, ndërsa ekspertë, organizata joqeveritare dhe zyrtarë të OKB-së kanë shprehur shqetësim se këto veprime përbëjnë ekzekutime jashtëgjyqësore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *