Nga Astrit Cani
Të gjithë e dimë se selinë e Pd-së e kanë sulmue vetë antarët e saj. Pamjet janë ende aty, dhe mbasi u mor, nuk u pa’ ma e nevojshme që të blindohej. Dhe as nuk asht ma e nevojshme që të ndodhë nji gja e tillë.
Protesta kaloi andej, si ka të drejtën me kalue kudo. Dhe meqë thirrja e saj ishte “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dikush aty u përgjigj me gishtin e mesit. Sikur protesta t’ishte turmë molotoviane halabakësh, nuk besoj se nji a disa persona mund ta sfidonin kollaj. Por gjuha e trupit tregon shum. Pat kenë kshtu me gishtat e mesit përpjetë fushata e Belos. Nuk di a ruhen fizikisht ma ato bannera, por si forma mentis u ka mbetë.
E bazueme ende te nji militancë ku kanë za ma shum se ç’duhet halabakët, Pd-ja nuk e kupton dot protestën polifonike, pa molotov, pa duf, pa hybris, pa kryetar, pa kult personaliteti të shefit, pa interesa klanesh, pa pazare kullash, pa nacionalizëm patetik.
Pd-ja nuk e ka kalue stadin prej ndërgjegjes te vetëdija. Dhe ndërgjegja kur nuk bahet vetëdije, pëson regres, kthehet në ndërgjegje të rrejshme.
Në parlament kanë do kartona, por personalitete, përpos Tomor Alizotit që asht përjashtimi që vërteton rregullën, nuk kanë. Të tjerët janë o kartona o kartusha, n’potencë dmth.
Un besoj pamvarësisht ideologjisë apo kryetarve, tri grupimet e vogla Bashkë, Mundësia dbe Shqipëria bëhet janë në nivelin e protestës. Qorit un arrij t’i kërkoj llogari.
Salës, jo.
Berisha asht thjesht nji i çmendun që kujton se asht Sali Berisha.

