Protesta e djeshme në Tiranë ka vijuar të tërheqë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ku qarkullojnë dhjetëra pamje nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mes atyre që kanë reaguar është edhe Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga protesta dhe sheshi i mbushur me mijëra qytetarë.

Postimi i saj vjen në një moment kur protestat kundër qeverisë dhe projektit të Zvërnecit kanë hyrë në ditën e njëmbëdhjetë, duke mbledhur çdo mbrëmje pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit.

Qytetarët e pranishëm në protestë kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe mesazheve publike.

E nisur fillimisht si një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, protesta është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare me kërkesa politike për ndryshim dhe reformim të sistemit qeverisës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *