Trajneri shqiptar Besnik Hasi është zyrtarisht emëruar në krye të klubit turk Amedspor, që garon në nivelet elitare të futbollit në Turqi.
Klubi ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me teknikun shqiptar për një kontratë dyvjeçare, që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2027/28.
Në njoftimin zyrtar, Amedspor i ka uruar mirëseardhje Hasit dhe i ka dëshiruar suksese në këtë sfidë të re në karrierën e tij.
Me një përvojë të gjatë në futbollin evropian dhe atë arab, Hasi ka drejtuar ekipe si Anderlecht, Legia Varshavë, Olympiacos, Al-Raed dhe Al-Ahli, duke ndërtuar një profil të njohur si trajner ndërkombëtar.
Sfida e fundit e tij ishte rikthimi te Anderlechti në sezonin 2025/26, ndërsa tani ai nis një kapitull të ri në kampionatin turk.
Në Amedspor, Hasi do të bashkëpunojë edhe me sulmuesin kosovar Florent Hasani, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës në sezonin e fundit.

