Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana foli për News 24 duke deklaruar se kombëtarja e Silvinjos ka krijuar vetëbesim të madh në lojën e saj dhe kjo është një armë shumë e fortë në arritjen e objektivave për në Euro 2024.
“Duhet ta shikojmë në aspektin e periudhës. Çdo kapitull, çdo edicion ndryshon. Gjëja më historike do mbetet kualifikimi i parë. Teknikisht pritshmëritë janë shumë të mëdha. Kjo e bën meritën e djemve akoma më të madhe. Ne kemi një përbërje me cilësi tjetër. Kemi një skuadër më të talentuar, kemi një skuadër që luan me vetëbesim të madh. Duke mos hequr asnjë presje, është e pamohueshme që merita është e kombëtares që është zgjedhur në grupin 3 të këtij shorti. Në të kaluarën, shorti ka qenë mjaft i vështirë. Duhet të dëshmosh që je i fortë, duhet të mos të ndalemi dhe të kapim vendin e parë.” – tha Cana.
Ai vlerësoi dhe kapitenin aktual Berat Gjimshiti duke theksuar se ai ka një karaktër të fortë në situata të vështira dhe nuk ankohet kurrë.
“Ua thashë edhe në sy pas ndeshjes me Çekinë. Një lojtar që më bën përshtypje është Berat Gjimshiti. Ishte thellbësor në kualifikimin e Euro 2016. Ai bëri gol ndaj Armenisë. Në asnjë moment atë lojtar nuk e kemi parë të ankohet. Unë gëzohem për Berat Gjimshitin.” – shtoi Cana.