Empoli mori fitoren e dytë sezonale në një transfertë të vështirë ndaj Fiorentinës në shifrat 0-2.
Protagonist i kësaj sfide ishte dhe Etrit Berisha me një paraqitje mbreslënëse.
Gardiani i kombëtares shqiptare kreu 7 pritje në këtë përballje, 5 prej tyre nga gjuajtje të ardhura brenda zonës së tij.
“SofaScore” e vlerësoi berishën si më të mirin në fushë duke i dhënë notën 8.9. Po ashtu, mediat e tjera sportive italiane e vlerësuan paraqitjen e Berishës duke theksuar se ai e kyçi portën me dry për Fiorentinën.
Etrit Berisha duket se ka rigjetur kohët e arta me Empolin pas një sezoni të vështirë me Torinon vitin e kaluar ku aktivizimet i pati me pikatore.