Nelson Veiper, sulmuesi 18-vjeçar i Mainzit mund të jetë afrimi i ri i Silvinjos në kombëtaren shqiptare.
Burime nga Panorama Sport e konfirmojnë interesimin e brazilianit për sulmuesin gjerman me nënë shqiptare.
Veiper ka luajtur me U-19-n e Gjermanisë, por jo dhe për shumë gjatë pasi ai besohet se do e pranojë ftesën e Silvinjos për t’u veshur kuqezi.
Ai ka luajtur 19 ndeshje me Mainzin në Bundesligë ku ka shënuar dhe 3 gola, ndërkohë që nga 3 shtatori është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushë në muajin janar.
Vëllai i tij, Henrik Veiper ka veshur fanelën e 19-vjeçarëve të Shqipërisë.