Lionel Mesi fitoi Topin e 8 të Artë nê karrierë duke shkruar historinë.
Kampioni i Botës la pas Erling Halandin dhe Kilian Mbapenë që morën vendin e dytë dhe të tretë.
36-vjeçari u shpërblye për Botërorin e jashtëzakonshëm që zhvilloi në Katar duke zhvlerësuar tripletën e Erling Halandit me Mançester Sitin.
Mesi ka theksuar se nuk po e mendon tërheqjen nga futbolli dhe se synimi i tij është pjesëmarrja në Botërorin e ardhshëm.