Myrto Uzuni po shfaq dy fytyra të ndryshme në kombëtaren e Silvinjos dhe me Granadën në La Liga.
Sulmuesi beratas nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës nën urdhërat e teknikut brazilian, ndërsa me bluzën e Granadës po shfaqet si protagonist.
Sulmuesi shënoi sërish në përballjen ndaj Vilarealit të cilën Granada e humbi në shifrat 2-3.
Ky ishte goli i katërt sezonal për 28-vjeçarin në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa në kombëtare e ka humbur vendin e titullarit.