Kristi Vangjeli do të jetë trajneri i skuadrës australiane të Adelaide për sezonin e ardhshëm.
Ky emërim është një hap i rëndësishëm në karrierën e re të Vangjelit si trajner.
Vangjeli luajti 35 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa ishte dhe pjesë e Tiranës dhe Skënderbeut në kampionatin shqiptar.
Jashtë Shqipërisë, Vangjeli spikati me Arisin e Selanikut në Greqi, ndërsa ishte dhe pjesë Fc Odesas në Ukrainë dhe FC Astra Giurgiu në Rumani.