Biletat e ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe avulluan për 1 orë pasi dolën në shitje.
22 mijë e 500 vendet e “Air Albania” u rezervuan në kohë rekord për një përballje që pritet të jetë dhe festa e kualifikimit për në Euro 2024.
Sfida luhet më 20 nëntor, ndërsa më 17 nëntor djemtë e Silvinjos zbresin në transfertën ndaj Moldavisë e cila mund të jetë vendimtare për synimin e vendit të parë në Grupin E.