Shqipëria është shumë afër kualifikimit në Euro 2024 dhe për këtë synim mjafton vetëm një pikë në transfertën ndaj Moldavisë më 17 nëntor.
Sfida e fundit në Grupin E do të jetë ajo me modestët e Ishujve Faroe e cila luhet në shtëpi më 20 nëntor.
Të gjitha biletat e kësaj përballje u shitën në kohë rekord, ndërkohë që kjo fushatë kualifikuese, krahas paraqitjeve të shkëlqyera të formacionit të Silvinjos ka sjellë dhe të ardhura rekord për Federatën e Futbollit nga shitja e biletave.
Katër përballjet në shtëpi me Moldavinë, Poloninë, Çekinë dhe Ishujt Faro, përfshirë dhe miqësoren ndaj Bullgarisë kanë sjellë në arkën e FSHF-së plot 3 milionë euro dukë shënuar një rekord të panjohur historik për financat e futbollin shqiptar.