Ylber Ramadani i ka befasuar të gjithë në Itali me paraqitjet e tij për Leçen në 11 javët e para të Serisë A.
Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare dhe në lojë për shërbimet e mesfushorit të kombëtares është futur dhe Interi.
Ramadani tha në “Analizë Kuqezi” se Piero Auzilio, drejtuesi i merkatos së Interit e ka kontaktuar menaxherin e tij duke shfaqur interes për një marrëveshje me lojtarit dhe Interit.
Sakaq mediat në Itali shkruajnë se Interi ka gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për Leçen në janar. Leçe e bleu Ramadanin nga Aberdini në Skoci në fillimin e këtij sezoni për 1.2 milionë euro.