Kristian Asllani luajti 35 minuta në sfidën ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve dhe paraqitja e tij ishte ndër më mirat për zikaltrit.

21-vjeçari u vlerësua me notën 7  nga faqja e njohur e statistikave “SofaScore”.

Futja e tij në fushë në vendin e Çalhanoglusë i dha dinamizëm dhe ritëm qarkullimit të topit, ndërkohë që nga 23 pasime të shqiptarit, 22 ishin të sakta. 

Në minutën e 77-të Asllani iu afrua shumë golit me një goditje nga distanca që u prit nga portieri vendas.

Interi fitoi 0-1 me penalltinë e Lautaro Martinez duke hedhur një hap të sigurt për në fazën e 1/16.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *