Kualifikimi për në Euro 2024 do të mbushë arkën e FSHF-së me plot 9.2 milionë euro të ardhura.
Nga kjo shumë, 4.5 milionë euro janë parashikuar të ndahen si premio për lojtarët.
Premio e veçantë është parashikuar në kontratën e Silvinjos, me brazilianin që do të marrë 1 milion euro.
Të ardhurat mund të shtohen sërish pasi një fitore në fazën e grupeve në evropian vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 700 mijë euro.