Rajo Valekano mori një fitore historike në shtëpi përballë Realit të Madridit në shifrat 3-2. Skuadra ku luan dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, zhvlloi një ndeshje të madhe duke zbritur nga froni djemtë e Karlo Ançelotit. Santi kaloi Rajo-n në avantazh që në fillim të sfidës, por Reali përmbysi me golat e Modriç dhe Militao. Kur u duk se madrilenët kishin gjithçka nën kontroll, Rajo fillimisht barazon me Garsian dhe më pas përmbys gjithçka me golin eTrejo.

Fitorja e fundit e Rajo-s ndaj mbretërorëve i takonte tre viteve më parë. Humbjes së madrilenëve i gëzohet Barcelona e cila tashmë kryeson e vetme La Ligan me 34 pikë, dy më shumë se rivalët e përjetshëm të Real Madridit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *