Një barazim ndaj modestëve të Ishujve Faroe e mban kombëtaren tonë në pozitën e parë të grupit E, çka do të thotë renditje në vazon e dytë për shortin e 2 dhjetorit për grupet e Euro 2024.

“Air Albania” përgatitet për festën e kualifikimit, ndërkohë që tekniku Silvinjo pritet të kryejë disa ndryshime në formacion.

Në vend të Berishës në portë mund të luajë Strakosha, ndërsa krahu i djathtë në mbrojtje do të mbulohet nga Balliu në vend të Hysajt. Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj priten sërish titullarë. 

Në mesfushë vendin e Ramadanit pritet ta marrë Bare, ndërsa Muçi do të jetë trekuartist në vend të Bajramit. 

Uzuni në linjën e majtë të sulmit merr vendin e Seferit, ndërsa Daku e nis nga minuta e parë në majën e sulmit, ndësa Asani mbetet titullar në të majtë të sulmit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *