Habi dhe indinjatë solli lajmi se grupimi i tifozëve “Plisat” nuk ishin pajisur me bileta për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe ku e festua dhe kualifikimi në Euro 2024.

Grupimi nga Prishtina që bojkotoi përfaqësuesen e Kosovës dhe ndoqi kombëtaren në çdo cep të botës u privua në festën e madhe të kombëtares dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e tyre në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në fejsbuk, ky grupim shpreh pakënaqësinë për sjelljen e Federatës së Futbollit ndaj tyre duke shtuar se ata do të mbeten gjithmonë besnikë të kombëtares shqiptare.

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.  

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!” – shkruhet në postim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *