UEFA mbylli në muajin nëntor fazën e parë të rezervimit të biletave për ndeshjet e Euro 2024.
Kjo fazë u krye përmes një llotarie ku blerësit e biletave rezervuan vetëm stadiumin dhe një datë të caktuar për një ndeshje, pa e ditur konkretisht se cilat skuadra do të zbresin në fushë.
Faza e dytë e shitjes së biletave nis më 2 dhjetor, datë kur hidhet dhe shorti për fazën e grupeve.
UEFA do të publikojë biletat për skuadrat specifike, ndërsa shitja e tyre do të kryhet në bashkëpunim me federatat respektive.
Në rastin e Shqipërisë, shitja do t’i kalohet Federatës Shqiptare të Futbollit.
Biletat do të ndahen në katër kategori: më e lira do të kushtojë 30 euro, viojnë në 60 dhe 150 euro, ndërsa bileta më e shtrenjtë kushton 200 euro.