Shorti i fazës së grupeve e listoi Shqipërinë në një grup shumë të vështirë më Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Kampionët e Evropës në fuqi tashmë drejtohen nga Luçiano Spaleti I cili foli për mediat rreth shortit duke e konsideruar si shumë të vështirë.
Tekniku i të kaltërve theksoi se Shqipëria është një kundërshtar për t’u vlerësuar dhe nënvlerësimi i saj do të ishte gabim me pasoja.
“Duke dalë nga vazo e katërt, jemi të ndërgjegjshëm dhe të përulur se kemi shumë skuadra përpara. Duhet punuar me shpejtësi, duke parë grupin që ra, edhe më shpejt.
Nëse flasim për tani, Shqipëria është një nga skuadrat më në formë nga të gjitha. Në momentin aktual, Shqipëria është një skuadër që di të rreshtohet mirë në fushë. Kjo periudhë kohore mund të ndryshojë pak gjërat, por për shkak të mënyrës se si mbërritëm këtu, jemi ne ata që duhet të tregojmë menjëherë që dime te reagojmë.” – tha Spaleti para gazetarëve.