Njohësi i zhvillimeve të merkatos, Fabricio Romano shkroi në rrjetet e tij sociale se ka një interesim konkret të Fulhemit për shërbimet e Ernest Muçit. 

Sipas tij, tre golat që Muçi shënoi në Konferencë Ligë ndaj Aston Vilës kanë shërbyer si një vitrinë për kualitetin e tij. 

Fulhemi po kërkon dhe Armando Brojën, por kartoni i sulmuesit të Çelsit kushton minimalisht 30 milionë euro. 

Legia e Varshavës është e gatshme të negociojë me klubin anglez për Muçin, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mes 15 dhe 20 milionë eurove. 

Në rast se Muçi kalon te Fulhemi, ai do të ishte lojtari më i shtrenjtë i shitur nga Legia e Varshavës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *