Roko Vata cilësohet si një talent më premtues në futbollin skocez.

Djali i ish-kapitenit të kombëtares, Rudi Vata ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre  Juventus dhe Monako. 

Sipas “Football Scotland” 19-vjeçari shqiptar po kërkohet nga të dy klubet në fjalë të cilat kanë ofruar 400 mijë paund për kartonin e tij. 

Roko Vata luan në repartin e sulmit dhe është pjesë e U21-shit të Irlandës.  

Rudi Vata nuk e ka përjashtuar mundësinë që djali i tij të veshë fanelën e kombëtares, por sipas tij askush nuk e ka kontaktuar atë dhe djalin për një ftesë në ekipin kombëtar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *