Sadio Mane nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Senegalit në Kupën e Botës që nis me 20 nëntor në Katar.

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut la fushën pas 20 minutash lojë nê sfidën e mbrëmshme ndaj Verder Bremenit në Bundesligë. Fillimisht u fol për një problem të vogël, por ekzaminimet e mëvonshme treguan se koha e rekuperimit për Mane do të jetë më e gjatë. Për rrjedhojë, një nga yjet e futbollit botëror dhe benjamini i senegalezëve do të jetë një tjetêr mungesë e madhe në Katar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *