Ernest Muçi mbushi tre vite nga transferimi në radhët e Legias së Varshavës.
Pas dy sezoneve me shumë probleme, që nga ambientimi dhe përshtatja me skemat e trajnerëve që ndërroheshin njëri pas tjetrit, ky sezon ka nxjerrë në pah potencilalin e 22-vjeçarit të kombëtares shqiptare.
9 gola të shënuar, ndër ta më të spikaturit realizimet ndaj Aston Vilës në Ligën e Konferencës.
Këto paraqitje mundësuan që vlera e sulmuesit në “Transfermarket” të shkojë nga 2 milionë euro në 8 milionë euro.
Mediat londineze shkruajnë se Fulhemi është i gatshëm të investojë këtë shumë për të marrë shërbimet e Muçit, në një kohë kur ky klub ka shfaqur interesim dhe për Armando Brojën.
Ernest Muçi vlerësohet sot si lojtari më i shtrenjtë në kampionatin polak.