Brazili është në krizë të thellë rezultatesh në kualifikueset e Kupës së Amerikës dhe rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në botërorin e ardhshëm. 

Kjo situatë i shtyu drejtuesit e federatës së futbollit të kërkonin për një kohë në gjatë afrimin në pankinë të Karlo Ançelotit, por italiani zgjodhi të rinovojë me Realin e Madridit.

Tashmë radarët e Selesaos janë kthyer nga Zhoze Mourinjo. “Corriere dello Sport” raporton se portugezi ka kthyer një përgjigje refuzuese për momentin, por duke lënë derën e hapur. 

“Për momentin nuk mundem, jam në kontratë me Romën, më pas mund të shohim.” – ishte përgjigja e Mourinjos. 

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e federatës braziliane e kanë luksin të presin Mourinjon apo do të kërkojnë sërish një alternativë tjetër.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *