Leonardo Bonuçi i habiti të gjithë kur vendosi të braktisë Juventusin dhe të bashkohet me Unionin e Berlinit në Bundesligë.
Pas një nisje të mirë më klubin berlinez, veteran ka shfaqur mungesë vazhdimësie në paraqitjet e tij duke humbur dhe vendin e titullarit.
Bonuçi kërkon me çdo kusht të jetë pjesë e Italisë në Euro 2024 dhe synimi për më shumë minuta në fushë e shtyu të ndërronte sërish klub duke firmosur me turqit e Fenerbahçe.
Leonardo Bonuçi kërkon të jetë ai kapiteni i axurrëve në përballjen e parë të Evropianit ndaj Shqipërisë së Silvinjos.