Klubi spanjoll po kalon një sezon të vështirë pasi pozicionohet vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe kjo i ka shtyrë drejtuesit të kërkojnë përforcime.
Sipas mediave spanjolle një nga synimet në merkaton e Seltës është dhe Jasir Asani.
28-vjeçari shqiptar shkëlqeu në kombëtaren në fazën kualifkuese për Euro 2024 me supergolat e tij, ndërsa klubi i La Ligas që nga ajo periudhë e ndjek nga afër anësorin kuqezi.
Asani është pjesë e Guanzhu në Korenë e Jugut dhe klubi kërkon 2 milionë euro për kartonin e tij shumë të cilën Selta Vigo pritet ta paguajë.