25.11.2023; Bremen; Fussball 1.Bundesliga - SV Werder Bremen - Bayer 04 Leverkusen; Exequiel Palacios, Granit Xhaka, Jonas Hofmann, Florian Wirtz, Torschuetze Alejandro Grimaldo, Amine Adli (Leverkusen) jubeln nach dem Tor zum 0:3 (Frank Peters/Witters/freshfocus) --------------------------------------------------------------------- ACHTUNG REDAKTIONEN: KEINE ABONNEMENTS, ES GELTEN DIE PREISEMPFEHLUNGEN DES SAB - MANDATORY CREDIT, EDITORIAL USE ONLY, NO SALES, NO ARCHIVES ---------------------------------------------------------------------

Skuadra e teknikut Ksabi Alonso po zhvillon një sezon për t’u arkivuar në historinë e futbollit. 

Fitorja e fundit me përmbysje në transfertën ndaj Lajpcigut tregoi një tjetër anë të aspirinave. 

Të gjendur dy herë në disvantazh Granit Xhaka me shokë gjetën forcë të kthejnë një ndeshje kundër një rivali me shumë cilësi duke treguar stof prej kampioni potencial dhe mentalitet prej fituesi. 

48 pikë nga 50 të mundshme në 18 javët e para të Bundesligës janë një tregues i jashtëzakonshëm për këtë skuadër e cila ka krijuar një ansambël mes lojtarëve me përvojë dhe talenteve të mëdha si Virtz, Boniface dhe Frimpong.

Nëse të besuarit e Ksabi Alonsos vijojnë me këtë ecuri, mbrojtja e titullit për Bajernin e Mynihut do të jetë një mission i pamundur. E vetmja përballje ku Leverkusei ka dalë pa 3 pikët është transferta e fazës së parë në “Alianz Arena” ku gjithçka u mbyll në barazim. 

I vetmi ekip që ndjek rekordet e Leverkusenit është PSV Einthoveni në Hollandë. 

Hollandezët kanë vetëm një humbje në 30 ndeshje të këtij sezoni, ndërsa 25 janë fitore dhe 4 barazime. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *