Ish-tekniku spanjoll i Liverpulit tha se ai ka informacione nga burime të brendshme te ish-klubi i tij se Jurgen Klop mori vendin e largimit pas disa problemeve brenda klubit të cilat nuk bëhen publike.
Ai theksoi se Klop veproi si gjerman tipik duke deklaruar largimin herët në mënyrë që t’i jepte kohë klubit që të organizohej pa të në stol dhe ky është një veprim që meriton vlerësim.
“Unë kam një avantazh, sepse kam njerëz në Liverpul dhe gjithashtu edhe njerëz që njoh brenda klubit. Klop doli dhe foli, për t’i dhënë klubit kohë të organizohej, e cila nga një perspektivë tjetër është gjithashtu tipike gjermane, pasi ata gjithmonë të lajmërojnë më para. Ndaj nuk ishte një tronditje.”- tha spanjolli.