Prej dy vitesh emri i Roko Vatës është ndër më të diskutuarit. Djali i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata ka spikatur me Selltikun në Skoci, ndërkohë që është pjesë e ekipeve zinxhir të Irlandës.
Talenti i Vatës cilësohet si i padiskutueshëm, ndërkohë që Sëlltiku po perpiqet ta mbajë në klub pasi për të kanë shfaqur interes Bolonja dhe së fundmi dhe Milani.
Sakaq, djaloshi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se me cilin ekip kombëtar do të luajë në të ardhmen.
Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit konfirmojnë se drejtori teknik pranë këtij institucioni, Fulvio Pea ka nisur nga puna për të afruar Roko Vatën në radhët e Shqipërisë.
Pea po punon për të bindur përfundimisht Vatën të vishet kuqezi në një kohë kur afrimi i tij shihet dhe si nevojë e ekipit.
Vata mund të luajë fillimisht për U-21, por nuk përjashtohet dhe një grumbullimi i menjëhershëm me ekipin e parë.