Mediat në Itali insistojnë gjithnjë e më shumë se Luixhi di Biaxho do të marrë vendin e Edi Reja në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas Sportmediaset, Di Biaxho është takuar disa herë më presidentin e FSHF-së, Armando Duka, ndërsa ky i fundit ka hezituar të flasë publkisht se kush do e marrë drejtimin e kombëtares. Megjithatë, preferencë e parë e Dukës duket të jetë pikërisht Di Biaxho. Tekniku Italian mund të zyrtarizohet në fund të këtij muaji pasi kontrata e Edi Rejës skadon më 24 nëntor dhe gjasat për rinovim janë të pakta.
Luixhi di Biaxho si trajner ka drejtuar përfaqësuesen U-21 të Italisë, ndërsa përvojën e fundit e ka në drejtimin e skuadrës së Spal. Esteban Kambiaso dhe Marko Xhampaolo po ashtu janë përfolur si kandidatura potenciale për të marrë drejtimin e Shqipërisë.