Shqipëria u mund mbrëmë 1-3 nga Italia e Roberto Mançinit, por paraqitja e kuqezinjve në fushën e lojës ishte për t’u vlerësuar. I këtij mendimi ishte dhe vetë tekniku i të kaltërve që vlerësoi me nota poztive ndeshjen e kombëtares tonë. “Është një skuadër e mirë, e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë. I kam bërë komplimente e mia Rejas sepse ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan.”- u shpreh Mançini për Supersport.

Mançini foli dhe për skuadrën e tij duke vlerësuar dy sulmuesit, Grifo (autor i dy golave) dhe Zaniolo. “Zhvilluam një ndeshje të mirë. Ndryshuam dhe sistemin e lojës dhe na eci mirë. Grifo zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe realizoi dy gola të bukur. Jam i kënaqur dhe nga loja e Zaniolo. Mendoj se skuadra luajti mirë si grup.” – tha tekniku Italian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *