Argjentinës nuk po i mbarojnë telashet vetëm dy ditë para sfidës së parë në botëror ndaj Arabisë Saudite. Pas dëmtimeve të Korrea dhe Gonzales dhe dyshimeve për gjëndjen fizike të Romero, Gomes dhe Dibala, tashmë shqetësim po përbën dhe forma fizike e kapitenit Lionel Mesi.

Ylli Argjentinas po stërvitet prej ditësh në palestër dhe mediat argjentinase flasin për dyshime rreth gjendjes së tij fizike. Po ashtu, mediat në Argjentinë, u referohen burimeve brenda kombëtares të cilat konfirmojnë se Mesi do të jetë në fushë pasnesër ndaj Artabisë Saudite, por gjithçka do të vlerësohet me kujdes deri në momentet e fundit para sfidës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *